Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Hilmi Mehmeti ka bërë të ditur se gjatë vitit 2016 janë bërë 69 arrestime të zyrtarëve policorë.
Sipas tij, grada më e lartë e zyrtarëve policor që është hetuar nga ky institucion është grada e majorit.
Ai ka deklaruar poashtu se janë edhe disa zyrtarë me grada të tjera që janë duke u hetuar por nuk ka dhënë më shumë detaje, duke thënë se një gjë të tillë nuk guxon ta bëjë për shkak të hetimeve që janë në zhvillim.
Të gjitha këto komente, Mehmeti i ka bërë derisa po raportonte para Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri, njofton Klan Kosova.
Ai ka thënë poashtu se është paraparë që të rritet kapaciteti njerëzor brenda këtij Institucioni për 23 persona por që për një gjë të tillë nuk janë paraparë mjetet financiare.
“Çështja e parë për të cilën kërkojmë mbështetje është se është paraparë rritja e kapaciteteve njerëzore për 23 persona por nuk janë ndarë mjetet financiare”.
Mehmeti ka folur edhe për dislokimin e objektit të këtij Institucioni duke kërkuar që të caktohet vetëm toka për një gjë të tillë.
“Çështja tjetër është edhe dislokimi i objektit, që nuk do të ketë kosto buxhetor të madhe, duhet vetëm të caktohet toka për ndërtimin e objektit”.
Kryeshefi i Inspektoratit Policor ka treguar edhe se mosha mesatara e inspektorëve është 35 vjet, derisa ka folur edhe për rekomandimet e Auditorit të Brendshëm.
“Auditori i Brendshëm ka dalë me 31 rekomandime ku 26 prej tyre janë zbatuar plotësisht deria 5 prej tyre janë zbatuar pjesërisht”.
“Janë paraparë edhe trajnime të brendshme brenda Inspektoriatit, dhe kjo është hera e parë që janë paraparë trajnime të tilla”.
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu