Ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale Safet Kamberi ka nënshkruar sot marrëveshjen e mirëkuptimit me Lidhjen e Pensionistëve të Kosovës, të
përfaqësuar nga Shaban Kajtazi për financimin e Projektit “Ndërtimi i Shtëpisë së Pensionistëve” në Mitrovicën Jugore.
Qëllimi i kësaj marrëveshje është financimi i këtij projekti si dhe përcaktimi i obligimeve të MPMS-së dhe Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës në Mitrovicë Jugore.
Projekti synon të realizohet për vitin 2018 dhe ka një vlerë të parallogaritur prej 130,000.00 Euro. Ndërkaq, këtë financim në tërësi planifikon ta bëjë MPMS nga
buxheti vjetor i planifikuar për vitin 2018.
Në anën tjetër, Lidhja e Pensionistëve të Kosovës, sipas kësaj marrëveshje obligohet të përgatisë projekt – propozimin për ndërtimin e shtëpisë së pensionistëve në Komunën e Mitroviës së Jugut dhe të i’a dorëzoj MPMS për finalzim dhe aprovim.
Ministri Kamberi pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje është shprehur optimist se brenda mundësive të lejuara, MPMS edhe në të ardhmen do të gjenë forma dhemodalitete për të përkrahur këtë kategori të merituar të shoqërisë sonë./arbresh.info.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...