Njohësi i çështjeve të shëndetësisë, Bujar Vitija ka bër një reagim ndaj Ministrisë së Shëndetësisë dhe menaxhmentit të SHSKUK-së për listën e pritjes dhe mungesën e anesteziologëve.
Me anë të një postimi në Facebook, Vitija shkruan se në spitalin e rë ë Kirurgjisë pediatrikë në QKUK janë vetëm katër salla, dhe se lista e pritjes shkon rreth katër muaj.
Ai shton së ndodh që edhe fëmija të jetë sëmurë dhe nuk mund të operohet për shkak se programi është i mbushur.
“Spitali i ri i kirurgjisë pediatrike në QKUK i ka katër salla të operacionit. Një prej tyre shfrytëzohet me kapacitet të plotë, kurse e dyta me kufizime. Lista e pritjes për intervenime shkon rreth katër muaj. Ndodh që fëmijë të sëmurë nuk mund të operohen për shkak se programi është full. Ngjashëm ndodh edhe në klinika tjera”, shkruan ai.
Sipas tij krejt kjo vjen për shkak të mungesës së anesteziologëve, duke shtuar se QKUK duhet të punojë me kapacitete të kufizuara
“Krejt kjo situatë për shkak të mungesës së anesteziologëve. Kjo është pasojë e mungesës së specializimeve 2016-2020. Një gjeneratë e specialisteve është mangu. Tash duhet me prit edhe 3-4 vite me dal gjenerata e re e cila ka fillu ne 2021. Deri atëherë QKUK do të punojë me kapacitete të kufizuara. Shtoja këtu edhe faktin se disa mund të dalin në pension, siç ishte rasti i njërit prej tyre të cilin SHSKUK deshi ta çoj në komision disiplinor”, shkruan Vitija.
Krejt në fund, Vitija shkruan se kjo çështje urgjent duhet të rimendohet.
“Ministria e Shëndetësisë dhe Bordi e menaxhmenti i SHSKUK-së duhet me menaxhu këtë situatë. Shtesa si profesion deficitar është një vendim i mirë. Por kjo nuk mjafton sepse fëmijët e sëmurë po detyrohen te presin për operacione. Urgjent te rimendohet kjo çështje”, përfundon ai./Arbresh.info/
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion