Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia i shoqëruar nga U.D Drejtoresha e SHSKUK-së, Dr. Narqize Arenliu Hoxhaj, vizitoi sot Klinikën e Oftalmologjisë në QKUK ku u prit nga drejtori i kësaj klinike, Dr. Ardian Shabani.
Përmes një komunikate për media nga MSh bëhet e ditur se gjatë kësaj vizite, Vitia u njoftua se me shërbimin e kirurgjisë vitreoretinale (operacionet në segmentin e pasmë të syrit – Pars Plana Vitrectomi – PPV) është zvogëluar numri i pacientëve që trajtohen jashtë institucioneve shëndetësore publlike, nga 500 raste të referuara në vit – siç ka ndodhur në të kaluarën, në rreth 100 raste në vit.
“Këto shërbime të reja, të cilat tani ofrohen në Klinikën e Oftalmologjisë, kanë ndikuar që të kursehen rreth 2 milionë euro buxheti, si dhe njëkohësisht kanë kursyer xhepat e pacientëve. Shpreh mirënjohjen time të thellë për punën e palodhshme të stafit shëndetësorë në Klinkën e Oftalmologjisë”, tha ministri Vitia.
Ministri Vitia, po ashtu, tha se Ministria e Shëndetësisë do të ofrojë mbështetjen e saj të plotë për t’i mbuluar nevojat në bazë të rritjes së vëllimit të punës dhe shërbimeve në sallat operative, ambulancat specialistike, si dhe për të ofruar kushte më të mira të punës për stafin shëndetësor./Arbresh.info
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike