Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për muajin e shenjtë të Ramazanit.
Ai ka uruar që ky muaj të jetë lehtë për të gjithë agjëruesit, shkruan Arbresh.info.
“Sonte besimtarët nisin muajin e shenjtë të Ramazanit. Me zemër të madhe për të dhënë sa më shumë nga vetja e për të pranuar vështirësitë, qoftë i lehtë ky muaj për të gjithë agjëruesit! Sakrifica, përulësia dhe ndërgjegjja e lartë u bëftë frymëzim që na mbush kolektivisht me gëzim, shpirtmadhësi, dashuri e solidaritet!”, ka shkruar Vitia.
“Gëzuar fillimin e muajit të Ramazanit për të gjithë shqiptarët myslimanë!”, shtoi ai./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...