Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.
Vitia tha se sakrifica në emër të besimit është ajo më e larta.
“Të dashur besimtarë në Kosovë e kudo ku jetoni, Urime Festën e Kurban Bajramit. Sakrifica në emër të besimit e për besimin është ajo më e larta”, ka shkruar ministri në Facebook.
Tutje ai tha se kjo ditë e festës është rikutjim për gjithësecilin se vetëm duke sakrifikuar i ndihmojmë njëri tjetrit.
“Le të jetë kjo ditë e festës rikujtim për gjithsecilin se vetëm duke sakrifikuar nga vetja i ndihmojmë tjetrit. E, ndihma është sakrifica më e ëmbël.
Festofshi me gëzime në shtëpitë tuaja e lutjet ju qofshin të pranuara këtë Kurban Bajram”, ka përfunduar shkrimin ai./Arbresh.info/
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...