Google ADS

Vitia u takua me kryetaren e FSSHK-së, së shpejti fillon dialogu social për kontratën kolektive

12:36 | 5 Prill 2023
K.B

Ministri i Shëndetësisë Dr. Arben Vitia priti në takim kryetaren e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Tevide Imerin dhe përfaqësuesit e FSSHK-së.

Në këtë takim, temë kryesore ishin kërkesat e veçanta për infermierë dhe për punonjësit shëndetësorë në administratë.

Të pranishmit u dakorduan në parim që sa më parë të fillojë dialogu social për kontratën kolektive, brenda së cilës do të adresohen një pjesë e madhe e kërkesave që sot FSSHK i paraqiti gjatë takimit.

Ministri Vitia tha se do t’i adresojë të gjitha kërkesat dhe se Ministria e Shëndetësisë do ta trajtoj me seriozitet të lartë secilën kërkesë të Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme