Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka nisur raportimin në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.
Vitia tha se në fushën e legjislacionit dhe infrastrukturës së furnizimit me barna janë proceduar katër ligje.
Gjatë raportimit, Vitia u ka bërë thirrje deputetëve që të votojnë Ligjin për Sigurimet shëndetësore.
Ndërsa ka thënë se Ligji për duhanin është në diskutime publike. Ky ligj, në koordinim të plotë me ministrinë e Tregtisë.
“Në fushën e legjislacionit dhe infrastrukturës së furnizimit me barna, janë proceduar katër ligje: Ligji për produktet medicinale, për shëndetin riprodhues, për sëmundjet ngjitëse dhe për inspektoratin e duhanit. Janë gjithashtu 20 akte nënligjore në proces. Ligji për barnat, që ka kaluar në gusht të vitit të kaluar, është në një rrugë të mirë drejt zbatimit të plotë, dhe një proces i tillë po bëhet për herë të parë në vendin tonë. Gjithçka po shkon drejt finalizimit. Ligji për sigurimin shëndetësor shpresoj të procedohet në Kuvend, dhe u bëj thirrje të gjithë deputetëve që ta votojnë. Ligji për shëndetësi është në fazën e konsultimeve paraprake, dhe po presim të gjitha sugjerimet. Ligji për duhanin është në diskutime publike. Ky ligj, në koordinim të plotë me MINT, përcakton masat për produktet e duhanit dhe masat parandaluese. Kemi qenë në proces të hartimit të këtij ligji dhe që nga shtatori kemi pako te cigareve me reklama. Pas përfundimit të diskutimeve publike, ky ligj pritet të procedohet në qeveri. Ligji për Inspektoratin Qendror në Shëndetësi ka për qëllim organizimin e inspektoratit shëndetësor, inspektimin e produkteve medicinale dhe të personelit farmaceutik. Mund të ketë polemika rreth këtij ligji”, tha ministri./Arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...