Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se kontingjenti që ka mbërritur sot në Kosovë përmban mbi 81 mijë doza të vaksinave Pfizer.
Ky kontingjent është rezultat i marrëveshjes së arritur mes kompanisë amerikane Pfizer dhe Ministrisë së Shëndetësisë.
MSh-ja në njoftimin e bërë nuk kishte treguar sasinë e vaksinave të arritura në Kosovë.
Postimi i plotë:
Mirëmbrëma të nderuara qytetare e qytetarë!
Sot mbërritën 81.900 doza të vaksinave Pfizer në vendin tonë. Kjo është sasia e parë e blerë nga Republika e Kosovës. Në vijim presim dhe shumë të tjetra deri në plotësimin e të gjithë sasisë.Vaksina ishte dhe është shpresa për ta kapërcyer të mbrojtur vjeshtën dhe dimrin që na pret përpara. Imunizimi është kyç për mbrojtjen e shëndetit të të dashurve tanë.Këtë verë do ta mbajmë mend si vera e vaksinimit masiv në Kosovë. Kështu hymë në një cikël të ri që do të na hapë rrugë për të punuar, shkolluar e përmirësuar gjendjen në shumë fusha./arbresh.info/
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...
Moti sot me shi e borë
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë