Google ADS

Vitia takon homologun çek, diskutojnë për mundësinë e trajnimit të mjekëve dhe fizikantëve në fushën e radioterapisë

14:22 | 16 Gusht 2023
E.G

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia gjatë vizitës zyrtare në Pragë është takuar me ministrin e Shëndetësisë të Republikës Çeke, Vlastimil Valek dhe vizitoi Spitalin Universitar në Motol.

Në këtë takim është diskutuar për një bashkëpunim të hapur në shumë fusha, siç janë mundësia e trajnimeve të profesionistëve shëndetësor për të përfituar nga përvoja e një prej sistemeve më të avancuara të shëndetësisë, si dhe ekspertizat në fusha të caktuara, veçanërisht për çështjen e sigurimit shëndetësor me qëllim të sigurimit të qasjes së barabartë për qytetarët në kujdesin shëndetësor dhe lehtësimin e barrës financiare për pacientët dhe familjet e tyre, bën të ditur Ministria e Shëndetësisë, përcjell Arbresh.info.

Gjatë vizitës në Spitalin Universitar në Motol, Vitia u njoftua se spitali iu ofron pacientëve “kujdes shëndetësor gjithëpërfshirës në një nivel të krahasueshëm ndërkombëtarisht nga mosha prenatale deri në pleqëri, me një plan për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë.”

Tutje, ministri Vitia pa nga afër punën në Departamentin e Onkologjisë së Rrezatimit ku, siç njofotn minstria, kryhen trajtime gjithëpërfshirëse multidisiplinare të sëmundjeve të kancerit (tumoret e ngurta dhe limfomat) në bashkëpunim me vende të tjera të specializuara të punës.

Ndër të tjera, u diskutua edhe për mundësinë e trajnimit të mjekëve dhe fizikantëve në fushën e radioterapisë.

“Klinika e Onkologjisë është një nga dy qendrat në Republikën Çeke që fokusohet në trajtimin e tumoreve të rralla dhe është anëtare e rrjetit evropian të referencës për trajtimin e tumoreve të rralla si dhe u diskutua për mundësinë e trajnimit të mjekëve dhe fizikantëve në fushën e radioterapisë.”, thuhet në njoftimin e Ministrisë./Arbresh.info.

 

Të ngjashme