Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia takoi gratë të cilat e kanë mposhtur sëmundjen e kancerit të gjirit dhe përfaqësueset e organizatave jo qeveritare të cilat avokojnë për sensibilizimin e opinionit për detektimim e kësaj sëmundjeje në fazën e hershme.
Gjatë këtij takimi, ministri Vitia dëgjoi rrëfimet dhe sfidat e grave që kanë triumfuar mbi sëmundjen.
Ai theksoi rëndësinë e kontrolleve rutinë të cilat janë të domosdoshme, si metoda më efikase e zbulimit të hershëm të sëmundjes.
Gjithashtu, i njoftoi të pranishmit edhe për angazhimin e Ministrisë së Shëndetësisë në përkrahje të grave të cilat ballafaqohen me këtë sëmundje.
“Kur dëgjoj me sa forcë dhe entuziazëm ecni përpara, pas një beteje të gjatë dhe të rëndë, e kuptoj se sa forcë ka në brendësinë e secilës nga ju. Uroj që ky rrugëtim i vështirë të shërbejë si udhërrëfyes për të gjitha atë gra që sot përballën me sëmundjen e kancerit të gjirit dhe mjekimin e saj”, u shpreh Ministri.
Ai tha se zbulimi i hershëm i sëmundjes nënkupton trajtim shumë më racional, rrjedhimisht terapi shumë më të kufizuar, gjë që bën më të lehtë kontrollimin e sëmundjes dhe siguron kualitet më të lartë të jetës.
“Zbulimi i hershëm i sëmundjes nënkupton trajtim shumë më racional, rrjedhimisht terapi shumë më të kufizuar, gjë që bën më të lehtë kontrollimin e sëmundjes dhe siguron kualitet më të lartë të jetës. Andaj, mamografia duhet të jetë pjesë e rutinës gjatë kontrolleve shëndetësore, në veçanti tek moshat e rrezikuara”, tha Vitia.
Ky takim u zhvillua në kuadër të aktiviteteve të muajit të ndërgjegjësimit për sëmundjen e kancerit të gjirit./Arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...