Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka pritur sot në takim ambasadorin e Belgjikës në Kosovë, Frédéric Meurice dhe përfaqësuesen e UNFPA, Visare Mujko – Nimani.
Në komunikatën e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se Vitia njoftoi ambasadorin belg dhe përfaqësuesen e UNFPA-së për nismat e ndërmarra nga Ministria e Shëndetësisë në dy fusha; në përmirësimin e legjislacionit dhe investimet në infrastrukturën shëndetësore dhe rritjen kapaciteteve për shërbimet shëndetësore.
Ambasadori falënderoi ministrin Vitia për pritjen dhe shprehu gatishmërinë që edhe në të ardhmen të thellohet bashkëpunimi, me qëllim të përkrahjes së sistemit shëndetësor në Kosovë për të ofruar shërbime sa më cilësore dhe të sigurta./Arbresh.info
Arbana Osmani vendos një rekord të ri në karrierën e saj
Lideri koreanoverior urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sul...
‘Unë jam më e mirë sesa që e keni meritu’, përplasen me tone...
Nga sot gomat e dimrit të obligueshme
Universitetet shqiptare, të fundit në listat e akreditimi, s...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju