Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, ka thënë se mbërrijnë kanë pranuar 53 mijë e 320 vaksina Pifzer, ndërsa ka shtuar se deri në fund të javë do të arrijnë edhe 150 mijë doza Astra Zeneca.
Këto ai i bëri të ditura në një konferencë për medie.
Ministri duke folur për situatën me pandeminë tha se është situatë e vështirë, por që i gjithë personeli shëndetësorë po punon për menaxhimin e situatës.
“Kjo situatë është shumë e vështirë për të gjithë ne, të gjitha përpjekjet e personelti tonë janë në parandalimin e infeksioneve të reja dhe gjithashtu në trajtimin dhe rehabilitimin e qytetarëve që aktualisht gjenden në institucionet tona shëndetësore.
Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë diskutimit dhe disa vendimeve të marra në raport me situatën e krijuar dje kemi proceduar me formimin e komitetit për dhe vlerësimin e situatës me pandeminë. Ky komitet është formuar dhe sot kemi pasur takimin e parë. Në këtë takim jemi dakorduar që të kemi takime të vazhdueshme ku do të ketë raportime nga secili institucion në raport me përgjgegjësit e tyre”, tha ai.
Vitia tha se sot pritet të publikohet lisat edhe e 1 mijë punonjësve shëdetësor të rinj.
“Tani janë rekrutuar listat e 80 inspektorëve sanitar dhe në çdo moment sot pritet publikimi i listave me mbi 1mijë punonjës të rijnë shëndetësor, mjek dhe staf infermerior të lartë dhe të mesëm. Të gjithë këta do të fillojnë punën sa më parë sipas kërkesave nga ShSKUK, nga IKSHP, QKTGJ, AUV etj.”, deklaroi Vitia.
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...