Vitia: Shqetësuese mbipesha e nxënësve

23:53 | 15 Shtator 2017
M. A.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Arben Vitia, në Ora e Fundit ka thënë se janë shqetësuese rezultatet e testeve mjekësore të nxënësve.

Ai ka deklaruar se janë duke identifikuar shkaktarët e tij dhe pastaj do të nisin punën në drejtim të luftimit dhe parandalimit të mbipeshës tek nxënësit.

“Vizitat sistematike kanë përfunduar në fund të vitit shkollor të shkuar. Pas analizës së rezultateve kemi të gjetura të cilat me raste janë të mira, por na ka shqetësuar fakti se obeziteti vazhdon të ketë kurbë ngritje dhe rezultatet janë më keq se vitin e shkuar”, ka thënë Vitia.

“Ka dallim esencial mes zonës urbane të qytetit dhe zonave rurale, pasi në zonën urbane ky problem është dukshëm më i theksuar, që duket se ka të bëjë me jetë joaktive, me mënryën e ushqimit dhe të tjera”, është shprehur ai.

“Vitet e kaluara ka qenë alarmante higjiena orale, por me masat e ndërmarra mund të themi se kemi arritur sukses të jashtëzakonshëm. Tash pas rezultateve që nxorën të dhënat e obezitetit ne kemi vepruar, duke krijuar struktura për ta luftuar”, ka përfunduar Vitia.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme