Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia gjatë raportimit në Komisionin për Shëndetësi premtoj se së shpejti do të nisin edhe me ligjin e ri për sigurime shëndetësorë. Gjithashtu ka thënë se ligji për ndalimin e duhanit, ligji për inspektorat ligji për barna janë në finalizim.
Ministria Vitia gjatë raportimit në Komisionin për Shëndetësi ka përmendur disa të arriturat që kanë shënuar gjatë vitit 2023. Vitia ka thënë se kanë zvogëluar pritjet në disa klinika, ku përmendi edhe Klinikën e Radiologjisë.
“Në Ortopedi kemi bërë renovim të sallave, do të blihen edhe aparatura të reja, e proteza të ndryshme. Po punohet edhe në spitalet tjera. Në Klinikën e Kardiologjisë ka pasur rekord të ndërhyrjeve, kjo po zgjerohet edhe në Prizren, Po ashtu, në Kirurgjinë Vaskulare po investojmë në salla, çdo investim në salla, rrit volumin e punës”, ka theksuar ministri.
Ministri Vitia ka thënë se janë bërë investime edhe në Klinikën e Neurokirurgjisë./rtk
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...