Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se të gjithë duhet të gëzohen për ligjin për çmimin e barnave.
Sipas tij, ky ligj është dashur të bëhet shumë më herët sepse sipas tij, kështu kursehen me mijëra para nga xhepat e qytetarëve.
Ai ka thënë se Qeveria PAN nuk e ka miratuar asnjë ligj për ministrinë e Shëndetësisë.
“Dje ishte një lajm i mirë për Kosovën. U bë më në fund ligji për çmimin e barnave. Këtij ligji duhet t’i gëzohet secili qytetar. Kisha pas qejf që ky ligj të bëhet më herët, por fatkeqësisht nuk është bërë”. Nuk është bërë me herët sepse në Qeverinë e PAN-it asnjë ligj për ministrinë e Shëndetësisë nuk është proceduar. Unë edhe atëherë kam thënë me udhëzim administrativ nuk zgjidhjet kjo çështje. Zgjidhet vetëm me ligj”, tha ministri para deputetëve./arbresh.info/
lexo edhe:
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...