Vitia premton rritje të pagave për 30 për qind për punëtorët e higjienës në QKUK

14:18 | 18 Tetor 2023
E.G

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia është takuar sot me punëtorët e higjenës në QKUK.

Gjatë këtij takimi, Vitia i njoftoi punëtorët se paga e tyre aktuale do të rritet për 30 %, shkruan Arbresh.info.

“U takuam sot me punëtorët e higjenës në QKUK. Për shumë vite kemi dëgjuar prej tyre nevojat e vështirësitë. Por sot pata mundësinë që t’i njoftoja se në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, rritëm buxhetin në mënyrë që dhe pagat e tyre të rriten. Rritja është mbi 30% e pagës aktuale.”, ka shkruar Vitia.

“Pagat duhet të jenë të dinjitetshme aq më shumë për ata që kryejnë shërbime kaq të vyeshme për shëndetin publik.”, shtoi ai.

Tutje, Vitia bëri të ditur se QKUK ka 319 punëtorë që kujdesen për mirëmbajtjen e higjienës.

“Punëtorët që kujdesen për higjenën në QKUK janë në frontin e parë të përpjekjes për ta transformuar nivelin e higjenës në klinika. QKUK ka aktualisht 319 punětorě që kujsesen për mirëmbajtjen e higjienës brenda QKUK–së.”, shkroi mes të tjerash ai.

Vitia njofton se bashkë me punëtorët kanë diskutuar edhe për atë se si do t;i adresojnë kërkesat e tyre.

Ministri Vitia pati takim edhe me Drejtorin e SHSKUK-së, Elvir Azizi me të cilin kanë diskutuar për punët dhe investimet./Arbresh.info.

Të ngjashme