Vitia për vdekjen e infermieres Fitore Zenelaj: Ajo luftoi, por mbi të gjitha ajo i mësoi të tjerët si të luftojnë

14:49 | 14 Nëntor 2023
K.B

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka reaguar pas vdekjes së infermieres, Fitore Zenelaj.

Vitija ka shprehur ngushëllime për familjen, kolegët.

Ministri tha se ajo do të jetë përjetë frymëzim i tillë, duke shtuar se ajo luftoi por mbi të gjitha i mësoi të tjerët si të luftojnë, shkruan Arbresh.info

Telegrami ngushëllues i Ministrit:

Në vend të lamtumirës për Fitore Zenelaj.

Njerëzit që luftojnë të paepur lënë pas frymëzimin për mosdorëzim.

Fitorja do të jetë përjetë frymëzim i tillë.

U pikëlluam thellësisht për largimin në amëshim të infermieres Fitore Zenelaj.

Gjallëria, entuziazmi e dashamirësia që rrezatonte Fitorja do të mungojnë në jetët e të gjithë atyre që patën rastin të punojnë me të, të trajtohen nga ajo dhe ata që e kishin pranë në jetën e tyre.

Ajo luftoi. Por mbi të gjitha Ajo i mësoi të tjerët si të luftojnë.

Ndaj do të mbahet në mend e respektohet gjithmonë.

Ngushëllime të sinqerta familjes, kolegëve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën.

Infermierja Fitore Zenelaj ka vdekur sot ( e marte) pas betejës me një sëmundje të rëndë.

E ndjera ka ndërruar jetë gjatë trajtimit në Francë.

LEXO EDHE:

Pas përballjes së gjatë me kancerin, vdes infermierja Fitore Zenelaj

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme