Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se për herë të parë në sistemin publik ka ardhur procedura e re kirurgjike VATS.
Me anë të një shkrimi në llogarinë Facebook, Viti theksoi se VATS është procedurë kirurgjike mini-invazive, e cila aktualisht është metoda që po zë vend kudo në intervenime ngase siguron cilësi në ndërhyrjet operative, përcjell Arbresh.info.
Postimi i plotë i ministrit Vitia:
Për herë të parë procedura e re kirurgjike VATS në sistemin publik
Për të na prezantuar shërbimin e ri në kirurgjinë torakale, së bashku me drejtorin e ShSKUK, Elvir Azizi u pritëm sot nga Drejtori i klinikës së kirurgjisë torakale Dr. Nazmi Kolgeci.
VATS është procedurë kirurgjike mini invazive, aktualisht është metoda që po zë vend kudo në intervenime ngase siguron cilësi në ndërhyrjet operative.
Më herët rastet e pacientëve janë dërguar jashtë vendit. Tani e tutje ato do të kryhen brenda sistemit tonë.
Trajtim jashtë vendit dhe kostoja për këtë trajtim është 35 mijë euro.
Vlera e këtij investimi në aparturë moderne është rreth 250.000 euro. E shpenzimet vjetore më herët për trajtimin jashtë vendit të pacientëve kanë qenë 700 mijë euro.
Falenderova stafin për përkushtimin dhe efikasitetin e treguar. Në veçanti Dr. Xhevdet Ademaj, mjek në Gjermani me mbështetjen që po jep në shërbim të kësaj procedure.
Vijojmë me pajisje bashkëkohore e shërbime të reja për sistemin publik./Arbresh.info
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...