Në pesë vjetorin e vrasjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit, pas një varg aktivitetesh për nderë të tij po ashtu u mbajt edhe një akademi përkujtimore e ku të pranishëm ishin familjar, miq, aktivist, e krerë të shtetit, shkruan arbresh.info.
Ish ministri i shëndetësisë, Arben Vitia, mori pjesë në akademinë përkujtimore për nderë të Astrit Deharit, ku para të pranishmëve foli për veprën dhe jetën që Astrit Dehari e jetoi të bazuar në humanizëm.
“ Sot jemi mbledhur në përvjetorin e humbjes së shokut tonë të dashur të atdhetarit të palodhur, aktivistit idealist, studentit të shkëlqyer e të mjekut humanist , Astrit. Sot më mungon një mik por më mungon edhe një bashkëpunëtor i afërt, më mungon dija dhe qetësia e tij puna e pakusht dhe dashuria e tij për Kosovën, shkencën dhe për aktivizimin politik’,
Vitia tha se Astriti bashkë me shoke e shoqe organizonte këshillime falas për qytetarët që nuk ishin në gjendje të mirë ekonomike.
“Unë sot dëshirojë të flas për humanizmin e Astritit, në sytë e tij çdo herë shkëlqente dëshira për të ndihmuar sa më shumë individë jo thjeshtë me politika shtetërore por edhe individualisht me qasjen e tij prej një vullnetari të vërtet. Bashkë me disa shoqe dhe shok të fakultetit të mjekësisë edhe ata aktivistë si Astriti, u organizonte këshillime falas për qytetarët e Prishtinës që ishin në gjendje të vështirë ekonomike”, tha Vitia.
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...