Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka paralajmëruar rishikim të masave anti-Covid.
Ai ka thënë se kjo do të bëhet në javën e ardhshme në bashkëpunim me ekspertët.
“Rishikimi i masave do të behet gjatë javës së ardhshme me ekspertet dhe do të njoftoheni”, tha ai.
Në konferencën për medie pasi është vaksinuar, ministri u ka bërë thirrje qytetarëve të mos hezitojnë për vaksinim.
“Sot nuk jemi në pozitën që të sillemi sikur nuk ka virus dhe sikur nuk duhet të vaksinohemi. Vaksinimi është rruga e vetëm për të fituar betejën me covid19. Mënyra për të siguruar lëvizjen në shtetet e tjera. MSH e bënë të qartë se Kosova është një nga vendet e rralla të rajonit e cila nuk ka pranuar vaksina të paaprovuara nga dy agjencinë kryesore për të siguruar cilësinë e vaksinave. Ju bëjë thirrje që të qasni në platformën e Kosova për marrjen e vaksinës. Ju bëjë thirrje që të mos hezitoni aspak që të vaksinoheni. Nuk do të marrim vaksina as ruse as kineze kjo s’ka të bëjë fare me politik por me politika shëndetësore”, tha ai.A.Z./arbresh.info/
Haradinaj beson në lirimin e bashkëluftëtarëve që po gjykohe...
Një bullgar i akuzuar për spiunazh për Rusinë “kishte diskut...
Xheneta ngacmon Drilonin teksa pastronte në kuzhinë, pastaj ...
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan