Google ADS

Vitia paralajmëron furnizim të madh me vaksina në muajt e ardhshëm

16:08 | 31 Gusht 2021
Përparim Bublaku

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka paralajmëruar se Kosova do të ketë furnizim të mjaftueshëm me vaksina në këtë pjesë të vitit.

Vitia në konferencë për medie të martën tha se presin që në tre mujorin e tretë në të cilin gjendemi nga kontrata bilaterale me Pfizer në total do të vijnë 622 mijë vaksina, ku një pjesë ka arritur gjatë muajve korrik dhe gushtë.

Ai po ashtu ka thënë se shpejtë arrijnë e 450 mijë doza Pfizer si pjesë e donacionit nga ShBA

“Së shpejti po ashtu presim edhe arritjen e mbi 450 mijë dozave të Pfizer nga COVAX, kjo pjesë e donacionit nga SHBA-të. Pra kemi vaksina të mjaftueshme të kompanisë Pfizer dhe Astra Zeneca.
Ai po ashtu bërë të ditur se mbërmë kanë arritur kanë pranuar 53 mijë e 320 vaksina Pifzer, ndërsa ka shtuar se deri në fund të javë do të arrijnë edhe 150 mijë doza Astra Zeneca.

Vitia u ka bërë thirrje qytetarëve të vaksinohen dhe mos të kenë hezitime rreth vaksinave

“Të dashur qytetarë edhe njëherë ju bëjë thirrje që të mos zgjedhim se cilën vaksinë ta marrim në një situatë si kjo me rëndësi është që të vaksinohemi sa më parë. Ne kemi vaksina të sigurta dhe po e përsërisë se jemi i vetmi në rajon që kemi administruar vetëm vaksina të aprovuara nga EMA dhe FDA. Po thuajse i gjithë kabineti qeveritarë nga vetë Astra Zeneca. Nga të dhënat e vazhdueshme të klinicistëve tanë kjo vaksinë po tregohet shumë e suksesshëm ashtu si edhe Pfizeri.

Në këtë kohë është shumë e rëndësishme që të vaksinohemi sa më shumë dhe sa më shpejt vetëm kjo parandalon valë të reja të pandemisë, dhe më pak humbje të të dashurve tanë”, ka thënë ai.

Nga 173 mostra që janë marrë në fillim të gushtit 171 apo 98 % kanë rezultuar të jenë të varianit Delta, tha ministri.

Ai po ashtu tha se varianit Delta është evakulent me linjën e ujit dhe nuk është i lehtë për ta kaluar.
“Shpërndarja e tij është më e shpejt se sa gripi i zakonshëm dhe ekuivalente me lijen e ujit që është një nga sëmundjet më ngjitëse që një sot shkenca. Tani një pjesë e madhe e moshave të reja po kanë simptoma edhe të rënda kjo natyrisht ka përkeqësuar situatën edhe në spitalet tona ku për një kohë shumë të shkurt janë rimbushur me pacientët me covid”, tha Vitia./arbresh.info

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme