Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, raporton në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale për listën zyrtare të çmimeve të produkteve medicinale.
Ministi Vitia para deputetëve prezantoi Ligjin për çmimin e produkteve medicinle.
“Në gusht të vitit 2023 ka hyrë në fuqi Ligji për Çmimin e produkteve medicinale, përcakton çmimet e produkteve medicinale për qarkulluesit e licencuar farmaceutik me shumicë dhe pakicë në Republikën e Kosovës. Për zbatimin e këtij ligji Ministria ka paraparë edhe planin e veprimit.
Ky ligj përcakton sigurimin me kosto të përballueshme të produkteve medicinale të nevojshme dhe efikase për qytetarët dhe institucionet e Republikës se Kosovës. Llojet e çmimit të produkteve mediciale, sipas neneve të këtij ligji që përcaktohen nga Komisioni janë: çmimi me shumicë, çmimi me shumicë për produkte gjenerale, çmimi me pakicë, çmimi me pakicë për produkte gjenerike”, ”, tha Vitia.
Ministri Vitia ka garantuar se nuk do të ketë rritje të çmimit të barnave në listën finale që pritet të aplikohet në fund të këtij vitit.
“Derisa të filloj të aplikohet lista finale dhe të nisë të zbatohet ligj, ju siguroi që do të ketë ulje të çmimit të barnave dukshëm për qytetarët. Po ashtu, nuk do të këtë as manipulime me çmime. Në fund të vitit pritet të kemi listë finale të çmimeve të produkteve që do të publikohet”, tha ai./RTK/
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë