Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se nga 15 qershori do të fillojë vaksinimi masiv i qytetarëve kundër Covid-19.
“Ne do ta arrijmë synimin tonë të vaksinimit të 60% të qytetarëve deri në fund të vitit. Plani është para përfundimit dhe nga 15 qershori do të hyjë në fuqi, ku nga 15 qershori do të filloj vaksinimi në masë ku do të shtojmë edhe numrin e ekipeve të vaksinimit”, u shpreh ai.
Këto deklarata i ka bërë gjatë seancës së Kuvendit kur është pyetur nga deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu për nënshkrimin e kontratës për blerjen e vaksinave.
“Kosova është i vetmi vend në Evropë që nuk ka kontratë me asnjë prodhues të vaksinave. I nderuar ministër a mund të na tregoni se përse deri tani nuk keni nënshkruar kontratë për blerjen e vaksinave”, tha Haxhiu.
Ndërkaq, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se janë në diskutime të vazhdueshme me prodhuesit.
“Procesi i negocimit te ne ka filluar në fund të vitit të kaluar dhe për çdo vaksinë që ka një afat skadence të shkurtë dhe e cila bëhet në bazë të kërkesave nga shtet përkatëse, kompanitë prodhojnë aq sa negociojnë shtetet dhe fatkeqësisht është një konstatim se shteti jonë është vonuar të filloj negociatat si duhet”, tha Vitia.
Vitia po ashtu tha se “kemi marrë 62 mijë e 400 doza nga aleanca COVAX dhe rreth 15 mijë doza nga mekanizmat e BE-së./arbresh.info/
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...