Google ADS

Vitia: Minatorët e lënduar në Minierën e Trepçës nuk kanë rrezik për jetën

21:31 | 17 Janar 2024
E.G

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka reaguar pas lëndimit të 13 minatorëve në Minierën Trepça.

Me anë të një postimi në Facebook, Vitia bën të ditur se 11 nga ta, pasi morën trajtimin shëndetësor janë liruar nga spitali në gjendje të mirë shëndetësore, shkruan Arbresh.info.

Vitia shtoi se dy të tjerët të cilët kanë lëndime në sy, janë ende nën mbikqyrje dhe kujdesin mjekësor të mjekëve dhe infermierëve.

“Trembëdhjetë minatorët e lënduar në Minierën e Trepçës, kanë marrë trajtim shëndetësor në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë. Njëmbëdhjetë nga ta, pasi morën trajtimin shëndetësor janë liruar nga spitali në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërsa dy të tjerë të cilët kanë lëndime në sy, janë ende nën mbikqyrje dhe kujdesin mjekësor të mjekëve dhe infermierëve.  Ata nuk kanë rrezik për jetën.”, ka shkruar ai.

Ndër të tjera, ministri Vitia ka përgëzuar stafin shëndetësor të Spitalit të Mitrovicës për profesionalizmin.

“Përgëzoj stafin shëndetësor të Spitalit të Mitrovicës që ishte në krye të detyrës dhe me profesionalizëm ofroi kujdesin shëndetësorë për minatorët e lënduar.”, shtoi ai.

Kurse minatorëve të ëlndiar iu ka uruar shërim të shpejtë.

“Minatorëve të lënduar iu uroj shërim e rikthim të shpejtë në familje dhe në punën e vyeshme të Minatorit.”, përfundoi ai./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Lëndohen disa minatorë në minierën e Trepçës, shkak acidi

Të ngjashme