Google ADS

Vitia: Mbi 750 mijë euro vlera e investimit në Klinikën e Kardiokirurgjisë në QKUK

16:09 | 1 Dhjetor 2023
E.K

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se tashmë ka nisur investimi në Klinikën e Kardiokirurgjisë dhe vlera e investimit në infrastrukturë dhe në pajisje të reja është mbi 750 mijë euro.

Në këtë shumë përfshihet sporteli rinovohet e riorganizohet, dhomat e kujdesit intensiv zgjerohen e riorganizohen, do të rinovohen sallat operative, ndërsa për stafin, arkivat, depo të barnatores dhe depo të materialit kirurgjik hapësira të reja.

“Koha e marrjes së shërbimit: Kohën e pritjes së pacientëve nga 1 vit e kemi ulur në 2 muaj. Ndërsa pas investimit, nga mesi i 2024 nuk do të ketë listë të pritjes. Rritja e kapacitetit:Me dyfishimin e numrit të shtretërve rritet në 400 numri i pacientëve që mund të marrin shërbime nga 300 sa ishte. Investimi përfshin masat për zvogëlimin e infeksioneve intraspitalore”, tha Vitia./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme