Google ADS

Vitia: Mbi 1.2 milionë euro – Investim rrënjësor pas 20 vitesh në Klinikën e Urologjisë

16:16 | 7 Dhjetor 2023
E.G

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se mbi 1.2 milionë euro janë investuar pas 20 vitesh në Klinikën e Urologjisë.

Me anë të një postimi në Facebook, Vitia tregoi se çka do të mundësojnë këto investime, shkruan Arbresh.info.

“Nisi puna për realizimin e investimit në infrastrukturën e Klinikës së Urologjisë në QKUK. Ky investim do të mundësojë:

Kushte spitalore optimale për pritjen dhe trajtimin e pacientëve

Dhoma të pacientëve të rinovuara.

Hapësira të duhura për procedura dhe shërbime mjekësore

Sportele të riorganizuara e korridore të rinovuara

Transformimin e kushteve të punës për stafin

Sallat operative të optimalizuara – (përshfirë zhvendosjen në lokacion tjetër të ESËL (aparatit për thyerje të gurëve dhe cistoskopisë)”, thuhet në njoftim.

“2000 m2 hapësirë vepruese, 53 profesionistë shëndetësorë dhe staf mbështetës për të gjitha shërbimet”, shtoi ai.

Ndër të tjera Vitia thotë se kapaciteti për trajtimin e pacientëve çdo muaj është: 558 vizita ambulantore, 170 shërbime diagnostike dhe procedura tjera, 81 operacione./Arbresh.info/

 

Të ngjashme