Asociacioni i Komunave të Kosovës janë pajtuar se është më mirë që të gjitha komunat të jetë një orar i kufizimit të lëvizjës me qëllimin që të pamundësohet udhëtimi nga njëra komunë te tjetra.
Por, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se orari i lëvizjes në komunat ku ka shumë të prekur nga koronavirusi të bëhet konform rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Zëvendëskryetari i AKK-së, Xhafer Gashi, ka thënë se propozimi i tyre ishte që kufizimi të jetë nga ora 17:00 deri në 06:00 për të gjitha komunat.
“Në takimin konsultativ me ministrin Vitia kemi rekomanduar që kufizimi i lëvizjës të jetë i jëjtë në të gjitha komunat. Por, sipas tij zonat që IKPSHK vlerëson se janë me nivel më të madh të prekjes nga pandemia të ketë masa konform tyre”.
“Ministri na shpjegoi se ndryshimet që do të ndodhin në raste mund të ndryshojnë edhe oraret e kufizimeve”.
Tashmë për veriun e Mitrovicës dhe Zveçanin nga 10 prill deri më 24 prill është marrë vendim që prej orës 12:00 deri në 06:00 në mëngjes të ndalohet lëvizja. Ndërkaq, në Malishevë është vendosur që prej orës 14:00 deri më 06:00.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dje tha se pasi të përfundojnë masat aktuale më 13 prill, masat e reja do të merren sipas nevojave nëpër komuna.
Ai ka formuar edhe një grup punues i përbërë nga katër ministri: Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Infrastrukturës, Ministria e Punëve të Brendshme dhe ajo e Administrimit dhe Pushtetit Lokal për të marrë vendimet e reja në masat kufizuese sipas rekomandimeve të IKPSHK-së.
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...