Vitia: Jasharajt, altar i madh i guximit

11:16 | 6 Mars 2024
E.G

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë homazhe në Prekaz me rastin e 26-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Me anë të një postimi në Facebook, Vitia tha se këto tre data të marsit, na e kthjellojnë mendimin mbi çka jemi e çka kemi në rrënjë të lirisë sonë, shkruan Arbresh.info.

“Ata ranë të gjithë pa asnjë pikë pezmi, pa mëdyshje, pa u sprapsur, pa u dorëzuar.”, ka shkruar ai.

“Jasharajt, altar i madh i guximit.”, shtoi ai.

“Nderim përjetësisht veprës së Adem Jasharit dhe bashkëluftëtarëve të tij!”, u shpreh Vitia.

“Lavdi Dëshmorëve të rënë për lirinë!”, përfundoi ministri Vitia./Arbresh.info/

Të ngjashme