Google ADS

Vitia: Janë krijuar ekipe teknike për të parë se puna e cilave aktivitete biznesore do të mund të realizohet pa shkaktuar rrezik

20:06 | 12 Prill 2020
A Z

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka autorizuar disa ministri që në hollësi të analizojnë të gjitha aktivitetet të cilat do të lejohen të funksionojnë gjatë ditëve në vazhdim.

“Janë edhe rekomandimet e IKSHPK-së të cilat vijnë dhe në këto momente kur ne po flasim në ministrinë e Shëndetësisë janë ekipet e krijuara teknike, duke përfshirë edhe ata nga ministria e MEPTINIS, që janë aty për të parë se cilat nga aktivitetet biznesore mund të lejohen dhe nuk paraqesin rrezik në përhapjen e virusit COVID-19”, tha Vitia.

Gjithashtu ministri shtoi se punohet në hollësi lista e aktiviteteve që do të lejohen që të dalin dhe të hyjnë nga territoret e karantinuara, siç është Prishtina.

“Por një gjë është e sigurt se zinxhiri i furnizimeve me produkte esenciale në asnjë moment nuk do të pengohet, përkundrazi do të bëjmë maksimumin që të ndihmohen sa më shpejtë”, tha ai.

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/229787668265390/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme