Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka deklaruar se në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK) janë hapur 140 vende të lira pune për staf shëndetësor, kryesisht për infermierë.
Këtë ai e tha në konferencën për media pas mbledhjes së Qeverisë sot, ku tha se bordi i ShSKUK-së i ka thënë atij se ky konkurs pritet të hapet së shpejti.
“Natyrisht, ShSKUK-ja si organizatë në vete, çdo kërkesë që e ka në raport me stafin për të përmirësuar shërbimet ndaj pacientëve i hap konkurset vetë… Atë që kam dëgjuar nga bordi, tani janë 140 vende të lira pune për staf shëndetësor, kryesisht staf i mesëm, pra infermieror, për të cilin shumë shpejtë do të hapet ky konkurs”, ka thënë Vitia kur u pyet se kur do të hapet konkursi për psikologë klinikë.
Në këtë konferencë, Vitia ka komentuar edhe ikjen e anesteziologëve nga QKUK-ja, për të cilët tha se dikasteri që ai udhëheq po mundohet që me veprime të ndryshme t’i bindë ata për të qëndruar.
Ndër veprimet përmendi rritjen e pagave, sigurimin e shtesave më të mëdha për ata që punojnë vetëm në sektorin publik, e jo në privat, si dhe premtoi rregullimin e aparaturave dhe përmirësimin e kushteve të punës./arbresh.info/
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...