Nën moton “Kancerin e Gjirit e Mposhtim së Bashku”, Ministria e Shëndetësisë lansoi fushatën për ndërgjegjësimin mbi kancerin e gjirit.
MSH njofton se kjo fushatë ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin për këtë sëmundje që prek mijëra gra por edhe burra çdo vit, përcjell Arbresh.info
Në këtë ngjarje morën pjesë ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, zëvendëskryeministrja, Emilia Regjepi, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, Drejtoresha e Qendrës “Jeta-Vita”, Nafije Latifi, ish-Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, si dhe profesionistë shëndetësorë.
Në fjalën e tij, Vitia theksoi se kjo fushatë ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e diagnostikimit të hershëm dhe mbështetjes së pacientëve që përballen me këtë sëmundje, duke veçuar se vetëkontrolli, kontrollet e shpeshta në raste të dyshimeve, si dhe mamografia janë shumë të rëndësishme për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.
Vitia njoftoi se Mamografia si shërbim kyç për diagnostikim, vitin e kaluar shënoi një rekord në numrin e ekzaminimeve, duke mundësuar diagnostikimin në faza shumë të hershme.
“Vitin e kaluar për herë të parë, filluam me shërbime të mamografisë mobile edhe në komunat veriore të vendit, ku për vetëm 3 ditë janë realizuar 180 ekzaminime. Ky hap ka ndihmuar në rritjen e qasjes për gratë në këto zona dhe në identifikimin e rasteve në faza të hershme”, tha ministri.
Ministri theksoi investimet e realizuara në Klinikën e Onkologjisë dhe blerjen e dy akseleratorëve të rinj, përfshirë sistemin më të avancuar C-RAD, të cilat kanë ndikuar ndjeshëm në cilësinë e trajtimit. Gjithashtu, operacionet për rikonstruktimin e gjirit tani ofrohen falas në shëndetësinë publike, duke ofruar qasje të barabartë për të gjitha gratë dhe ndihmuar në rikthimin e vetëbesimit të tyre.
Ndërsa, Drejtoresha e Qendrës “Jeta-Vita”, Nafije Latifi, inkurajoi qytetarët që të kenë kujdes për shëndetin e tyre dhe të familjarëve, duke u bërë thirrje të konsultohen rregullisht me mjekët e tyre dhe të angazhohen në aktivitete të vetëkontrollit, sepse zbulimi i hershem, shpëton jetë.
“Së bashku, ne mund të bëjmë një ndryshim të dukshëm në luftën kundër kancerit të gjirit”, thuhet në njofim./Arbresh.info
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj