Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari-Lila, ka njoftuar se sot ka dalë nga QKUK-ja ku ishte operuar, meqë para tre javësh ishte diagnostikuar me kancer të gjirit.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka uruar asaj shërim të plotë, e kthim të shpejtë në aktivitetet që udhëheq.
Vitia iu bashkua thirrjes së Kusari-Lilës për kontrolla të rregullta siç është mamografia.
“Zbulimi i hershëm i kancerit të gjirit jo vetëm shpëton jetë por edhe pasojat janë minimale”, shkroi ministri në Facebook./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Azerbajxhani në zi për viktimat e aksidentit ajror
Përfundon operacioni për valixhen e dyshimtë në Ferizaj, zbu...
Raportohet për një valixhe të dyshimtë në Ferizaj, policia j...
Sveçla jep detaje të reja për aksionin e sotëm në veri
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...
Hiqet flamuri i Serbisë nga një intitucion paralel në veri