Debat i ashpër po zhvillohet në Kuvendin e Kosovës mes ish-ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe atij aktual Arben Vitia. Përderisa ky i fundit u kritikua nga Zemaj, Vitia mori fjalën dhe replikoi me të.
Vitia i tha Zemajt se ka qeverisur 10 muaj, por dëmin që e ka shkaktuar është si për 10 vite.
“Është shqetësuese gjithë ato kundërthënie në fjalim që i patët Zemaj. Folët për specializime, gjëja me e lehtë është të nënshkruhen 1.400-2000 specializime.Në kohë pandemie të merren 1.400 punëtorë -ushtarë të kësaj pandemie nga vendet ku punojnë edhe merren direkt me pacientët në terren, ku nuk kanë çfarë të bëjnë se nuk kanë mentorë të mjaftueshëm e nuk e marrin as dijen e duhur -është një dëm që nuk mund të riparohet…Nuk po mundem me besu që dikush që ka qenë në MSH të vije në një konstatim të pabazuar.Ju kuptoj në petkun e opozitarit, çdo kritikë tuajën do ta marrë me seriozitet dhe çdo ofendim me shumë sporitivitet”, tha Vitia ndër të tjera në Kuvend.
“Po pse në kohë pandemie e keni përgjysmuar buxhetiun nëpër komuna…Pse keni thënë se do të ndërtoni spitalin e Podujevës pa pasur asnjë cent…Keni larguar komplet mjekët nga fronti dhe keni sjellë në koridore të QKUK-së, pa pasur askush t’i mësojë…çka ju dasht një qendër e mjekësisë në Strellc në vendlindjen e juaj, a ta ndërtojë edhe unë në Marec dhe të shkojë në këtë logjikë”, tha ai ndër të tjera.
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje