Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Kongresit “Integrimi Farmaceutik në Bashkimin Evropian – Sfidat Legjislative”.
Në fjalën e tij, Vitia shprehu kënaqësinë për prezencën e tij në këtë kongres dhe theksoi rëndësinë e shërbimeve farmaceutike si gurthemeli i një sistemi të fortë të kujdesit shëndetësor, përcjell Klankosova.tv.
Gjithashtu, ai shprehu përkushtimin e tij të thellë për të siguruar që sistemi i kujdesit shëndetësor në Kosovë të evoluojë për të përmbushur standardet më të larta ndërkombëtare.
“Ndryshimet legjislative dhe harmonizimi i tyre me direktivat e BE-së janë parë si mundësi për të përmirësuar shërbimet farmaceutike, duke ofruar qasje më të mirë në barna dhe rregullore të përmirësuara për qytetarët tanë”, tha Vitia.
Më tej, ministri shtoi se ministria e Shëndetësisë është në fazën finale për fillimin e zbatimit të Ligjit për çmimet e produkteve medicinale, i cili është miratuar që nga 15 maji.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...