Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia është takuar sot me homologun e tij gjerman, Dr. Karl Lauterbach, në kuadër të Samitit Botëror të Shëndetësisë në Berlin.
Vitia tha se ka falënderuar ministrin gjerman për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë ndër vite Kosovës, përcjell Arbresh.info.
“E njoftova Ministrin Lauterbach me prioritetet dhe investimet tona. Po ashtu, biseduam për mundësitë e bashkëpunimit të ndërsjelltë në të ardhmen. Paraqita gjatë takimit dhe nevojën për ndihmën teknike e investimet nga Gjermania përfshirë edhe atë për funksionalizimin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore në Kosovë”, ka shkruar Viti në llogarinë e tij në Facebook.
Mes tjerash, Vitia ka theksuar se ministri Lauterbach ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim.
“Gjatë takimit, kërkova mbështetje për edukimin dhe zhvillimin e vazhdueshëm profesional të mjekëve tanë përmes trajnimeve në Gjermani, për përmirësimin e kapaciteteve tona shëndetësore. Ministri Lauterbach, shprehu gatishmëri për intensifikimin e bashkëpunimit dhe ndër tjera u shpreh: shqiptarët e Kosovës janë të vyer, të besueshëm, profesionistë dhe që mund të mbështetesh tek ta. Ky bashkëpunim i vazhdueshëm me Gjermaninë është shumë i rëndësishëm për ta kthyer sistemin tonë në sistem të besueshëm, të avancuar dhe të sigurtë për qytetarët tanë”, shtoi tutje Vitia./Arbresh.info
Pamje shokuese nga rënia e aeroplanit në Kazakistan
Real Madridi interesohet për nënshkrimin e Dimarcos
Sara e kritikon Drilonin: Shakatë që bën ti, ata i përdorin ...
Reshjet e borës, Durmishi: Të gjitha rrugët që janë përgjeg...
Zelensky e quan ‘çnjerëzor’ sulmin në ditën e Krishtlindjes
Flirtime e ngacmime mes Sarës dhe Drilonit