Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka numëruar para Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, disa investime në aparatura dhe klinika shtetërore që janë bërë në dikasterin të cilin ai udhëheq.
Duke raportuar lidhur me strategjinë Legjislative të MSh-së dhe zhvillimet në sektorin e shëndetësisë, Vitia tha se në Klinikën e Onkologjisë janë bërë investime në katër fusha,
Në Klinikën e Onkologjisë kemi bërë investime në katër fusha kryesore: barna esenciale, aparatura, dhe infrastrukturë. Aparaturat e reja ndihmojnë në përmirësimin e shërbimeve, dhe kemi bërë investime rrënjësore në këtë klinikë me një vlerë prej 550 mijë euro. Në Kirurgjinë Torakale, janë blerë aparatura për fiksimin e brinjëve dhe për gjurmimin e nyjeve limfatike, si dhe është transformuar infrastruktura e sallave operative. Në Neurokirurgji, janë investuar 3 milionë euro për salla operacioni moderne, duke përfshirë për herë të parë sigurimin e filtrave sterilë”, u shpreh Vitia.
Në Kardiokirurgji, sipas tij, janë investuar 750 mijë euro për salla operacioni, dhe janë rritur kapacitetet e reparteve me dhoma të standardeve të larta.
Ministri Vita, përmendi edhe investimet në Klinikën Emergjente, Pediatrinë në Mitrovisë, si dhe Spitalin e Pejës.
“Klinika Emergjente është transformuar duke u pajisur me ventilatorë dhe duke rritur kapacitetet. Janë krijuar zona filtruese dhe janë instaluar banjo që përmbushin standardet më të larta sanitare. Gjithashtu, është ndërtuar një zhveshtore për studentët e mjekësisë. Në Pediatrinë e Mitrovicës kemi investuar 700 mijë euro, dhe për herë të parë po fillojnë shërbimet e munguara atje. Në spitalin e Pejës janë bërë investime prej 500 mijë euro. Depoja farmaceutike do të rregullohet plotësisht, pasi deri tani nuk i ka përmbushur kushtet e nevojshme”, tha Vitia.
Në spitalin rajonal të Gjakovës, sipas të parit të Shëndetësisë, janë renovuar 15 ambulanca specialistike, ndërsa në Gjilan është rinovuar objekti i transfuzionit të gjakut me investime prej 200 mijë euro në infrastrukturë dhe aparatura.
Sipas Vitisë, në Institutin Special në Shtime janë rregulluar dy reparte dhe hapësira për rekreacion, me një vlerë investimi mbi 70 mijë euro./Arbresh.info/
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...