Google ADS

Vitia falënderon Gjermaninë për dhurimin e testeve rapide

17:47 | 19 Maj 2021
Përparim Bublaku

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia u takua sot me Ambasadorin e Gjermanisë Joern Rohde për të pranuar donacionin e radhës prej 144.960 rapid testeve nga Gjermania.
Duke shprehur falënderimet për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë.
Ministri Vitia tha: “Ne jemi të nderuar të pranojmë furnizimin e 144.960 rapid testeve nga partneri ynë i vazhdueshëm, qeveria gjermane, në mënyrë që të ndihmojnë në përmirësimin e gjendjes pandemike në Kosovë.”

Tutje Ministri Vitia shtoi: “E falënderojmë Ambasadorin për mbështetjen e ngritjes së vazhdueshme të fuqisë testuese për diagnostikim të COVID-19. Nga këtu, ne shprehim mirënjohjen tonë për ekipet mjekësore, stafin mbështetës në të gjithë vendin për punën e tyre të vështirë çdo ditë, në shërbim të shëndetit publik.”

Në anën tjetër, Ambasadori z. Rohde theksoj rëndësinë e zbulimit dhe parandalimit të infeksionit COVID-19. “Virusi është akoma shumë i pranishëm në shoqëritë tona dhe mbetet një kërcënim. Gjermania mbetet në krah të Kosovës dhe vazhdon të mbështesë përgjigjen e qeverisë COVID-19.”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme