Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia është shprehur falënderues ndaj deputetevë për mbështetjen ndaj projektligjit për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor në lexim të parë.
Me anë të një postimi në Facebook, Vitia ka thënë se finalizimi i këtij ligji në hapin e ardhshëm nga Kuvendi do të hapë rrugën për këtë shërbim kaq të vyeshëm në institucionet tona publike dhe pa kosto shtesë, shkruan Arbresh.info.
“Sot Kuvendi i Kosovës miratoi në lexim të parë një ligj jashtëzakonisht të rëndësishëm për shumë qytetarë. I falenderohem deputetëve që e mbështetën! Shumëkush ka kaluar nëpër përvojën e mundimshme dhe të kushtueshme të fertilizimit të asistuar, IVF. Udhëtimet e shpenzimet janë kaq të mëdha saqë shumë familje kanë shpenzuar të gjitha kursimet e tyre, e jo rrallë edhe pronat, vetëm për ta siguruar këtë trajtim.”, ka shkruar Vitia.
Sipas tij, ky ligj veçanërisht ka si qëllim sigurinë dhe monitorimin e rregullsisë në të gjitha procedurat për fertilizimin e asistuar.
“Kjo është një nismë që mbështet drejtëpërdrejt familjet e qytetarëve tanë.”, shkroi ministri Vitia.
58 deputetë nga 63 sa morën pjesë në votim, ishin pro miratimit të këtij projektligji, një ishte kundër dhe katër abstenuan.
I njëjti projekligj kishte dështuar të miratohej tri herë radhazi./Arbresh.info/
Lexo edhe:
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...