Sot është bërë përurimi i renovimeve në Klinikën e Kardiokirurgjisë në Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK).
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia është shprehur se pas këtij renovimi, po lëshohet një klinikë me kushte më të mira që do ju mundësojë pacientëve të marrin shërbime më të mira dhe më cilësore.
“Sot është renovuar dhe po lëshohet një klinikë me kushtet më të mira të mundshme që do ju mundësoj pacientëve të marrin shërbimet më të mira dhe më cilësore që nuk i kanë marrë më herët. Do të vazhdojmë klinikë pas klinke dhe mos ndaljen e shërbimeve. Dua të falenderoj drejtorin, kompaninë që ka kryer këto shërbime. Pacientëve ju dëshiroj të mos kenë probleme por nëse do të kenë, do ju garantoj që të marrin shërbime më të mira”, u shpreh Vitia./Arbresh.info/
Rriten rastet e norovirusit në ShBA
Haradinaj e çon Specialen në Gjykatën e Strasburgut
Ronaldo këshillon lojtarët e Man Cityt se si ta tejkalojnë k...
Vendoset gurthemeli i çerdhes së re në Rekë-Vatë të Komunës ...
Rama: Plan strategjik për integrimin në BE, negociatat i mby...
Një 38-vjeçar në Prizren hedhet nga ballkoni i shtëpisë, pës...