Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia mori pjesë në organizimin për “Ditën Botërore të Shëndetit”, ku theksoi se koncepti “Shëndeti im, e drejta ime”, nxit një reflektim të thellë mbi nevojën për të siguruar qasje të barabartë në kujdes shëndetësor për të gjithë qytetarët tanë. Njëkohësisht, për t’u treguar sa më real në raport me sfidat shëndetësore, që janë gjithnjë e më komplekse si pasojë e faktorëve të ndryshëm.
“Pandemia, na tregoj sa të rëndësishëm e sa fragjil e kemi shëndetin dhe sistemin karshi sfidave të njohura e të panjohura. Vetëm falë punës së jashtëzakonshme të personelit shëndetësor, arritëm ta tejkalojmë këtë sfidë, edhe pse me pasoja e goditje për qytetarët dhe sistemin. Disa nga profesionistët tanë shëndetësor në krye të detyrës së tyre humbën jetën poashtu.”
“Përkundër sfidave, ne kemi përgjegjësinë për organizim të mirë e përkushtim për të përmbushur synimet tona që lidhen me ruajtjen dhe përparimin e shëndetit”
“Jemi duke u angazhuar vazhdimisht, për të përmirësuar infrastrukturën tonë ligjore dhe atë shëndetësore përmes investimeve konkrete.” – shtoi Vitia
Ndërsa, Udhëheqës i OBSH-së për Kosovë, z. Oleksandr Martynenko, theksoi se shëndeti është një e drejtë fundamentale e njeriut dhe porositi që të gjithë të jenë më të kujdesshëm dhe të bëjnë kontrolle së paku një herë në vit për të parandaluar ndonjë sëmundje në stad të hershëm.
Të pranishëm ishin edhe Zëvendës Avokatja e Popullit, znj. Majlindë Sinanaj-Lulaj dhe përfaqësuesi nga Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovës, z. Besim Kodra.
Data 7 Prill dhe shënon tradicionalisht Ditën Botërore të Shëndetit. Këtë vit koncepti i Ditës Botërore të Shëndetit ishte “Shëndeti im, e drejta ime”, e cila vë në theks rëndësinë jetike të shëndetit në jetën tonë, për stabilitetin, paqen dhe zhvillimin e qëndrueshëm./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...