Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë për media ka thënë se numri i të shëruarve për koronavirus po rritet cdo ditë.
Lidhur me karantiniminn e veriut të Kosovës, Vitia ka thënë se janë në komunikim zyrtar me krerët e dy komunave atje.
Ai bëri të ditur se njësoj sikur në komunat e tjera edhe në veri do të bëhen testime të të dyshuarit me koronavirus.
“Në IKSHPK të premten deri pas mesnate janë testuar 243 ku pozitiv kanë rezultuar 9 pozitiv dhe janë shëruar 6 të tjerë, shkruan indeksonline.
Numri i të shëruarve cdo ditë. IKSHPK do të vazhdoj ashtu sikur në cdo vend të Kosovës do të bëj testime edhe në veri. Janë marrë të gjitha masat në këto komuna.Do të bëjmë cmos që të izolojmë përhapjen edhe më tej.
Sa i takon vendojes në karantinë për dy komunat në very janë marrë masa të rekomanduar nga infektiologët. Shpresojmë që të gjithë së bashku të ia dalim këtë betejë fituese. Jemi në kordinim zyratar me komunat e veriut. Jemi në dijeni për deklaratat e shumta të karakterit politik por po kërkoj që të jemi solidar dhe të kemi mirëkuptim me njëri tjetrin. Përballimi i saj kërkon durim përkushtim dhe injorim nga dallimet e tjera”, ka thënë Vitia.
Ministri bëri thirrje që të shmnagni grumbullimet, të mos shkoni musafirë askund dhe të mbani pastërtinë.
Ndërsa, Naser Ramadani, ka thënë se numri i të prekurve me koronavirus në vend, 135, ka kaluar parashikimin e tyre.
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...