Vitia: Deri në fund të vitit do të kemi 2 milionë vaksina

10:51 | 15 Qershor 2021
Përparim Bublaku

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se kemi kaluar shifrën prej 100 mijë të vaksinuarve duke shtuar se synim i qeverisë mbetet vaksinimi i mbi 60% të popullatës.

Me fillimin e vaksinimit masiv në Kosovë, Vitia tha se ka filluar kthimi në normalitet dhe luftimi i pandemisë Covid-19.

“Menagjimi i pandemisë dhe ringjallja ekonomike vazhdojnë të mbesin prioritet i qeverisë.

Ministria i ka bërë përgatitjet, nga sot po hymë në një fazë të re te vaksinimit masiv.

Ky moment shënon një kapërcim në luftën tonë të Covid-19. Vaksinimi masiv është një ndërmarrje e pa provuar ndonjëherë në vendin tonë dhe ne do ta përmirësojmë atë gjatë rrugës tonë”, tha ai në një konferencë për medie.

Ministri Vitia tha s eMsh bashkë më kominat ka shtuar 279 ekipe në nivel vendi.

E në fund ministri tha se edhe pse është përmirësuar shumë gjendja dhe janë liruar masat, pandemia nuk ka përfunduar.

Po ashtu ministri tregoj se kur do të vijë kontingjenti i radhës me vaksina.
“Deri në fund të muajit do të vijë kontingjenti i parë i vaksinave të siguruara me kontratë me kompaninë Feizer. Deri në fund të vitit do t’i kemi 2 milionë vaksina në dispozicion”, tha ministri Vitia.M.Avdimetaj/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme