Buxheti për Ministrin e Shëndetësisë për vitin 2025 është trefishuar.
Kështu ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës për ndarjen buxhetore.
“Nga viti 2021, tashmë është trefishuar buxheti i barnave esenciale, dhe për vitin 2025 ky buxhet është rritur edhe për 20 për qind, ku pjesa më e madhe e këtij buxheti është për pjesën e Klinikës Onkologjike, ku do të futen terapi, sidomos në raport me kancerin e gjirit dhe melanomën, por jo vetëm”, tha Vitia.
“Thash të ju njoftoj se është një shifër mbi 5 milionë euro, të cilat do të përfshihen edhe në zgjerimin e indikacioneve të barnave ekzistuese por edhe në futjen e barnave të reja në këtë listë të re esenciale për vitin 2025”, tha Vitia./Arbresh.info
Parashikimi i motit në Shqipëri, si do variojnë temperaturat...
Australi, lëshohen urdhra të evakuimit në shtetin Victoria p...
Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Xheneta, Gjestit: Kam thyer premtimin më të madh të familjes...
Juria profesionale zgjedh 15 këngët finaliste të Fest 63
Usyk vazhdon si i pamposhtur, fiton me vendim unanim ndaj Fu...