Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia së bashku me Ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, priten në takim përfaqësuesit e ECDC, EFSA, Komisionit Evropian dhe IQLS për të njohur peshën e rezistencës antimikrobike në mbështetjen e parezervë për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Në këtë takim, Vitia theksoi se rezistenca antimikrobike nuk është çështje vetëm e sektorit të Shëndetësisë, por kjo rezistencë i përket të gjithëve, përfshirë këtu bujqësinë e mjedisin, përcjell Arbresh.info.
“Rezistenca antimikrobike paraqet një kërcënim serioz për shëndetin global. Si një provë e unitetit tonë, vlerave tona të përbashkëta dhe përkushtimit tonë ndaj idealit evropian, Republika e Kosovës e ka pranuar imperativin për ta luftuar atë me qëllim të ruajtjes së efektivitetit te agjentëve antimikrobikë, andaj duhet të punojmë krah për krah duke siguruar që sistemet tona ushqimore të jenë jo vetëm produktive, por edhe të kenë cilësi e siguri të qëndrueshme dhe të jenë në harmoni me mjedisin”, tha Vitia.
Ndërsa ministri Peci shtoi se:: “Në cilësinë time si Ministër i Bujqësisë, njoh rëndësinë kryesore të përdorimit të antimikrobikëve në sektorin tonë bujqësor. Është e rëndësishme që të tregojmë maturi në qasjen tonë, pasi shëndeti i bagëtive tona ka një ndikim të drejtpërdrejtë si në mirëqenien e qytetarëve tanë, ashtu edhe në qëndrueshmërinë e praktikave tona bujqësore”.
“Ministria e Shëndetësisë deri me tani ka zbatuar dy Plane Kombëtare të Veprimit për Rezistencën antimikrobike, në përputhje me Planin Global të Veprimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Konkluzionet e Këshillit të Evropës për rezistencën antimikrobike.”, thuhet në njoftim.
“Sipas Planit të Veprimit për Rezistencën antimokrobike, Qeveria e Kosovës ka investuar rreth 1.5 milion euro për të përmirësuar infrastrukturën laboratorike për mikrobiologjinë klinike në të gjithë sektorin e shëndetit publik.”, thuhet tutje.
“Në Ligjin aktual për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve Infektive, në gusht të këtij viti, si nen i veçantë është përfshirë siguria e pacientëve, Rezistenca antimikrobike dhe infeksionet e tjera që ndërlidhen me kujdesin shëndetësor.”, vijon njoftimi.
Sipas njoftimit të minitsrisë, në vitin 2022, Ministria e Shëndetësisë miratoi Programin e Sëmundjeve Infektive për vitin 2023-2032, i cili adreson 100 rekomandimet nga Raporti i Vlerësimit Teknik i Qendrës Evropiane për Kontrollin e Sëmundjeve, duke përfshirë rezistencën antimikrobike dhe infeksionet e marra në institucionet shëndetësore./Arbresh.info./
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...