Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se janë siguruar 85,000 doza të vaksinave kundër gripit sezonal.
Vitia ka bërë thirrje për qytetarët që të marrin vaksinën, duke njoftuar se vaksinimi ka filluar më 30 shtator.
“Vaksinat kundër gripit sezonal kanë arritur në Kosovë dhe janë shpërndarë në të gjitha komunat, në përputhje me kërkesat e tyre. Më 17 shtator 2024, kemi siguruar 85,000 doza të vaksinave kundër gripit sezonal, të cilat janë të dedikuara për fëmijët mbi 6 muaj dhe për të rriturit. Ftojmë të gjithë qytetarët mbi moshën 65 vjeç, ata me sëmundje kronike, si dhe të gjithë personat që kanë rekomandim mjekësor, të vaksinohen. Parandalimi është gjithmonë më i mirë se mjekimi”, shkroi Vitia./Arbresh.info
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...
Pas tërheqjes së Matt Gaetz, Trump emëron Pam Bondin për pos...