Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të dielën disa persona të panjohur kanë thyer xhamat e kishës dhe kanë marrë mijëra euro që ndodheshin në kasafortën e kishës.
Sipas policisë, paratë ishin mbledhur gjatë riteve fetare dhe do të përdoreshin për nevojat e kishës.
Deri më tani, policia rajonale e Gjilanit ka njoftuar se nuk ka të dyshuar për rastin në fjalë.
Ja njoftimi i policisë:
Me datë 04 shkurtë 2018, rreth orës 08:20 ankuesi Shqiptar shtetas i Kosovës, përgjegjës i Kishës Katolike në fshatin Letnicë, ka raportuar në policin e Kosovës në Viti se është thyer dera e hyrjes së kishës. Njësitet Sektoriale, Njësia e Hetimeve dhe Forenzika kanë dalë në vendin e ngjarjes. Zyrtaret hetues kanë konstatuar në vend ngjarje se personat e dyshuar fillimisht e kanë thyer derën e hyrjes me mjet të fortë dhe më pas në brendi të kishës i kanë thyer dy kasaforta dhe i kanë vjedhë parat të cilat kanë qenë në të.
Ankuesi ka deklaruar, dhe beson se aty kanë mundë të jenë rreth në 1000 Euro (njëmijë euro), para të cilat dhurohen nga qytetarët kryesisht gjatë riteve fetare e që përdoren për nevoja të kishës.
Sipas hetimeve preliminare përpos dëmit të derës së hyrjes së kishës, dëmtimit të kasafortave dhe parave të vjedhura nuk është vjedhë dhe dëmtuar diçka tjetër.
Njësitet e Hetimeve janë duke proceduar me rastin, për momentin nuk ka informacione për persona të dyshuar. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit ,, rasti është duke u hetuar. /Indeksonline/
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike