Edhe ky vit shkollor si duket do të zhvillohet përmes platformës online, për shkak të situatës me pandeminë COVID-19.
E, këtë vështirësi të të mësuarit, do ta kenë më së shumti sidomos të klasave të para dhe të dyta.
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, Rrahman Jasharaj, për arbresh.info, ka thënë se do ta shikojnë situatën e krijuar me pandemi dhe do të veprojnë sipas Grupit Punues që e ka bërë MAShT-i.
“Kjo situatë që jemi tani është tepër e rëndë dhe kthimi në shkolla është goxha vendim i vështirë. Nëse edhe në shtator fillon mësimi nga larg, mësimi për klasat e para dhe të dyta, do të jetë i vështirë”, vlerëson Jasharaj.
Sipas tij, duhet të vendoset edhe bazuar në përvojat e shteteve të tjera në Evropë edhe në Ballkan, duke e pasur parasysh shëndetin e fëmijëve dhe personelit arsimorë nëpër shkolla.
“SBAShK-u, do të jetë i gatshëm të kontribuojë aq sa mundet në këtë drejtim, në mënyrë që vitin e ri shkollor t’a fillojnë sa më mirë që munden, por pa e rrezikuar as shëndetin e fëmijëve, e as të personelit arsimor”, thotë ai.
Eksperti i arsimit dhe profesori universitar , Dukagjin Pupovci, vlerëson se klasa e parë e deri tek klasa e pestë, të mund ta bëjnë një pjesë të mësimit në shkolla.
“Sa i përket situatës së tanishme, po shihet se viti shkollor nuk mund të filloj në formën e mësimit të rregullt, por do të duhet të zhvillohen disa skenarë në atë formë që eventualisht nxënësit e moshave të vogla, pra klasa e parë e deri tek klasa e pestë, të mund t’a bëjnë një pjesë të mësimit në shkolla, ndërsa nxënësit e klasave të tjera pra prej klasës së gjashtë, duhet të mësojnë nëpërmjet mësimit online”, thotë ai.
Pupovci jep një shpjegime dhe se si të organizohet mësimi edhe në zona më thella ku numri i nxënësve nuk është shumë i madh.
“Në ato shkolla që ndodhen në zonat e thella, ku numri i nxënësve është më i vogël, ku mundësitë e qasjes në internet dhe teknologji janë më të vogla, mund të organizohet mësimi edhe nëpër shkolla, mirëpo gjithnjë duke i respektuar masat e duhura të sigurisë për mbrojtjen e shëndetit”, deklaron Pupovci.
Sipas tij, në vendet perëndimore kanë përgjysmuar numrin e nxënësve nëpër klasa.
“Me aq sa di unë, duhet të mbajtur në distancë, prej 1.5 metrave, e varësisht nga madhësia e kasës mund të përfshihen 10 po 15 nxënës, tek fëmijët e vegjël mund të përfshihen më shumë, sepse po thonë ekspertët shëndetësor se fëmijët nuk e transmetojnë virusin sikur se të rriturit. Pra, duhet reduktuar numri i nxënësve zakonisht, në vendet perëndimore, kanë shkuar më gjysmën e klasës, mirëpo duhet t’a dimë, se ka shkolla që i kanë vetëm pesë nxënës në klasë, e nëpër këto shkolla mbahet organizimi i rregullt, e normal duke respektuar masat mbrojtëse, distanca mes fëmijëve, e ju lehtësohet atyre, duke e marr parasysh që ata kanë probleme me teknologji”, vlerëson Pupovci.
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka filluar përgatitjet për fillimin e vitit shkollor 2020/2021. Së fundi, MAShT-i ka marrë përkrahje nga institucione të huaja e vendore që për digjitalizimin e arsimit dhe ofrimin e mësimit në distancë. /E.Ballazhi/arbresh.info/
Vazhdon “magjia” e Cole Palmer në Premier League
Evertoni i ndali me barazim tre gjigantët e Premier Leagues ...
39 vjet burgim dhe 260 mijë euro gjobë për 9 të akuzuarit në...
Dëmtohet kablloja elektrike nënujore që lidh Finlandën dhe E...
Pritjet në piken kufitare te Dheu i Bardhë mbi gjysmë ore
Presidenti i FFK-së takohet me kryetarin e Gjilanit, diskuto...