Pesë persona janë arrestuar në Viti me dyshimin për keqpërdorim të detyrëz zyrtare.
Kryetari i degës së PDK-së në Viti, Bekim Azizi, ka thënë që tani kanë filluar arrestimet edhe tek Zyra e Prokurimit.
“Reagime të shpeshta që kemi ngritur edhe në kuvendin komunal, kemi vërejtur këto forma të keqpërdorimit në tendere, që janë dhënë dhe që janë bërë të njëpasnjëshme edhe për projektet të tilla. Edhe sot, kemi dëgjuar që ka ndodhur arrestimi. Është hera e dytë gjatë javës që ka ndodhur, tash kanë filluar edhe arrestimet te Zyra e Prokurimit”.
“Zyra e Prokurimit ka qenë shumë e kontrolluar dhe çdo tender dhe projekt që është dhënë është kontrolluar prej Sokol Halitit. Asnjë projekt deri më sot nuk ka që i përshtatet planit urbanistik të komunës dhe nuk ka leje ndërtimi”, ka thënë Azizi në Edicionin Special në Klan Kosova.
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi
Agjenda e aktiviteteve për shënimin e 17-vjetorit të Pavarës...