Ministria e Arsimit dhe Sportit në Shqipëri ka njoftuar se viti i ri shkollor do të fillojë me Abetaren e Përbashkët Unike.
Sipas kësaj ministrie, Abetarja e Përbashkët Unike tashmë është gati dhe këtë shtator do të jetë në duart e çdo vogëlushi.
Njoftimi i plotë:
Sot është dita e parë që mësuesit tanë 👩🏫 në të gjithë vendin kthehen nga pushimet dhe fillojnë intensivisht punën për t’u përgatitur për fillimin e vitit të ri shkollor.
Nuk mund të nisnim më mbarë se sa me trajnimet e para të mësuesve për Abetaren e Përbashkët Unike, e cila tashmë është gati dhe këtë shtator do të jetë në duart e çdo vogëlushi.
Jam shumë e lumtur që në datën 1 shtator do të jem bashkë me Ministren Arbërie Nagavci në ditën e parë të shkollës në Kosovë, ku prej andej do të nisim promovimin e risisë më të bukur për të gjithë nxënësit dhe mësuesit.
Suksese dhe punë të mbarë për të gjithë mësuesit e Shqipërisë dhe Kosovës./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...